×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dëmet e tërmetit në Shqipëri, tetë familjeve u kërkohet të largohen nga banesat

    Reporteri
    17 Janar 2023 | 15:25

    Një tjetër ndërtesë është shpallur e pabanueshme në Bulqizë, pasi u dëmtua nga tërmeti i dy ditëve më parë në Shqipëri.

    Në pallatin ku banojnë tetë familje dhe ka biznese në katet e para ka nisur puna nga ana e policisë bashkiake dhe ajo e rendit për boshatisjen e ndërtesës. Ndërtesa ndodhet në lagjen e vjetër të qytetit, raporton Top Channel, shkruan Reporteri.net.

    Këtë paradite, një pallati që ndodhet në lagjen e re të qytetit iu vendos shiriti dhe banorëve iu kërkua të evakuuoheshin. Një pjesë e tyre u largua, por disa të tjerë shprehen të vendosur për mos të dalë nga apartamentet e tyre.

    Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter u regjistrua të dielën në darkë rreth orës 22:37, ndërsa u pasua nga disa pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!