×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Denaj tregon se çfarë ndodh nëse ekonomia stopohet sërish

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 23:34

    Ministrja e Financave, Anila Denaj, tregoi në A2 Business Week se kush është plani i qeverisë nëse ekonomia do të ketë një tjetër bllokim për shkak të pandemisë.


    “Kriza nuk është vetëm krizë konsumi, por edhe besimi. Investimet që janë parashikuar do të kenë mundësinë që të hedhin në ekonomi likuiditet për bizneset. Ne do të ngrijmë shumë nga investimet nëse ekonomia stopohet sërish. Punët do të ndërpriten dhe do të zhvendosen në vite të tjera”, tha Denaj.

    Por, sipas saj, zgjidhja nuk është ndalimi i punëve: “Nëse vonojmë rrugët, vonojmë lidhjen mes qyteteve dhe zhvillimin ekonomik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!