Një 30 vjeçar shqiptar është dënuar me 5 vite e katër muaj burg dhe një me gjobë 22 mijë euro me vendim të gjykatës së Busto Arsizios, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Mediat bëjnë me dije se shqiptari, Rubin Molla, ndryshe njihej dhe me me nofkën ‘gjiganti’, ishte kontakti i parë me trafikantët e drogës nga Shqipëria, bashkë me nënën e tij.
Molla është një nga nëntë të akuzuarit (nga 15 të hetuar gjithsej) që u gjykuan me gjykim të shkurtuar pas përfundimit të operacionit ‘Boxes’, mbyllur në maj 2020 nga karabinierët e Legnanos me sekuestrimin e 15 kilogramëve kokainë e 330 mijë eurove.
Për tre të pandehur u rrëzuan akuzat, ndërsa pesë të tjerë morën dënime deri në 8 vjet e 8 muaj. Ndërkaq, nëna e Rubin Mollës nuk është gjetur nga autoritetet. Molla u kap nga karabinierët me 6 kile kokainë, ndërsa në kontrollin e kryer më pas në shtëpi iu sekuestruan edhe 105 mijë euro. /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.