×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje nga vrasja e dyfishtë në Fier, 49-vjeçari vrau dy persona – viktimat xhaxha dhe nip mes vete

    Reporteri
    10 Shtator 2024 | 17:57

    Një konflikt mes djalit të autorit, Altin Kukës dhe dhe dy viktimave, që mësohet se ka ndodhur një natë më parë dyshohet të jetë bërë shkak që Kuka të ekzekutonte Gramoz dhe Vladimir Kurtajn.

    Ngjarja e rëndë ndodhi sot, rreth orës 14:00, kur 49-vjeçari Altin Kuka vrau me armë zjarri Gramoz dhe Vladimit Kurtajn. Viktimat, xhaxha dhe nip, ndodheshin në një lokal të vogël në qendër të fshatit, në pronësi të tyre.

    Më pas, u vetëdorëzua në polici, së bashku me armën e krimit. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, që po kqyr vendin e krimit dhe po merr në pyetje dëshmitarë, të afërm dhe banorë të fshatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!