Policia e Elbasanit organizoi një dite me parë operacion ku u arrestuan disa persona nën akuzën e falsifikimit të parave.
Sipas informacioneve, mes të arrestuarve është edhe Rezart Kovaçi, ish prefekti i Elbasanit.
Sipas njoftimit të policisë, 7 persona ranë në pranga pasi falsifikonin para dhe më pas i hidhnin ato në treg, në disa qytete të vendit tonë. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar dhe 158 mijë lekë të reja, të dyshuara të falsifikuara.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
Gjatë operacionit, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.