×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje të reja tronditëse: 28-veçarja që u qëllua 31 herë me thikë nga burri i saj, ishte 6-javëshe shtatëzënë

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 10:19

    Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 28-vjeçares Irvana Medinaj (Hyka) nga bashkëshorti i saj, mbrëmjen e kaluar në Fier.

    “BalkanWeb” raporton se 28-vjeçarja ishte 6 javë shtatzënë, ndërsa është goditur me thikë në të gjithë trupin nga bashkëshorti 29-vjeçar Demokrat Medinaj. Krimi tragjik ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.

    Xhaxhai i viktimës është shprehur se çifti nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ata ishin martuar me mblesëri dhe jetonin në lagjen “Sheq i madh”, në qytetin e Fierit.

    Dy të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin, dhe më pas bashkëshorti e ka qëlluar 31 herë me thikë të renë. Menjëherë pas krimit autori i ngjarjes është larguar nga banesa dhe nuk është kapur ende nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!