Në Tiranë po zhvillohet dita e 24-të e protestës radhazi, ku qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit në protestë shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë dhe kërkojnë ndryshime politike, përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Marshimi pritet të vijojë në mënyrë paqësore drejt qendrës së qeytetit, ndërsa forcat e rendit janë të pranishme për të monitoruar situatën.

Reklamë