Përplasja për shezllonet që u takonjnë bizneseve në Velipojë, solli mbrëmë vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve.
Si pasojë e konfliktit me armë mes dy familjeve biznesmene, të vdekur në vend kanë mbetur Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe Musaen Zeneli.
Por ajo që ishte më tragjikja në këtë ngjarje, është humbja e jetës së Musaen Zenelit, vetëm 20 vjeç, punëtor dhe sapo kishte mbyllur ditën e tij të pare të punës në hotelin ku ndodhi masakra.
Mësohet se ai punonte në kuzhinën e hotelit “Gocaj” ku kishte ditën e tij të parë të punës, por për të rezultoi të ishte edhe dita e fundit, jo vetëm në kuzhinë që e kishte pasion, por e fundit edhe në këtë botë.Në rrjetet sociale është publikuar edhe një foto e të riut i veshur si shef kuzhinë, ëndërr që iu pre në mes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.