×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ditë “përvëluese” në Shqipëri, temperatura të larta edhe sot

    Reporteri
    21 Korrik 2022 | 7:31

    Shumica e vendeve të Evropës e më gjerë në botë janë përfshirë nga një valë thatësire masive si pasojë e temperaturave të larta.

    Vala e të nxehtit afrikan që ka kapluar Britaninë e Madhe po zhvendoset drejt Shqipërisë. Një rekord historik prej 40 gradë celsius u shënua në Britani teksa duket se këto temperatura ekstremisht të larta, do prekin edhe Shqipërisë.

    Kushtet e motit do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës. Pritet që pas mesdite herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por sipas MeteoAlb, nuk do të ketë reshje.

    Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

    Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!