×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Djali i deputetes së PS-së, pozitiv me Coronavirus

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 23:00

    Djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima ka rezultuar pozitiv me COVID-19.


    Burime për Ora News bëjnë me dije se 26 vjeçari ka 4-5 ditë që është shtruar ne infektiv.

    Ndërkohë edhe deputetja bashkë me bashkëshortin po presin përgjigjen e testeve dhe janë të vetëkarantinuar në shtepinë e tyre

    Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 104 persona të infektuar dhe 4 viktima si pasojë e COVID-19.

    Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Ndërsa po gjatë kësaj kohe janë shënuar dhe 2 vdekje dhe 2 pacientë të shëruar.

    Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

    • Tiranë 68 qytetarë

    • Durrës 7 qytetarë

    • Lushnje 2 qytetarë

    • Elbasan 2 qytetarë

    • Fier 12 qytetarë

    • Rrogozhinë 2 qytetarë

    • Kavajë 3 qytetarë

    • Korcë 3 qytetarë

    • Vlorë 4 qytetarë

    • Shkodër 1 qytetarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!