Shqipëria sot është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.
Gjendje e rënduar paraqitet në Durrës, ku Hotel “Vila Palma” në Durrës është shembur pothuajse tërësisht.
Siç merr vesh gazetari i Reporterit në Durrës, në hotel Palma që është shembur tërësisht, prej orës 4 te mëngjesit ka mbetur nën rrënoja djali i pronarit të hotelit dhe ai është gjallë.
Ai ka biseduar me ekipet e shpëtimit të cilët kanë thënë gjendja e tij është e mirë dhe pret t’i hapet rruga për te dalë nga rrënojat.
Kujtojmë se numri i viktimave deri në tani nga tërmeti në Shqipëri ka shkuar në 15.
Rerporteri.net do të ju mbajë të informuar për më të rejat nga Shqipëria.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/745017706017855/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.