Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e ish-deputetit të Shqipërisë, Tom Doshi.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se janë në kërkim nga policia James dhe Markos Doshi, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç.
Ata akuzohen se kanë goditur, kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të Policisë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Mbi të rinjtë rëndojnë akuzat: plagosje e rëndë me dashje, goditje për shkak të detyrës, mos-bindje e urdhrit të policisë dhe prishje e qetësisë publike.
Për të njëjtat akuza policia ka ndaluar një 34-vjeçar që shoqëronte djemtë e ish-deputetit.
Kujtojmë se Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai është i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.