Në përballjen e “Shihemi në Gjyq” mes Artirit dhe vjehrrit të tij, Lekos, merr pjesë edhe kunata e dhëndrit, Adiola.
Ajo ka qenë ndërmjetëse që Leko të mundte të merrte paratë borxh nga dhëndri i tij sepse Adiola kishte bashkëbiseduar me të motrën.
Por, ajo i kundërvihet të atit sot në rubrikën e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse borxhi që ai i mori dhëndrit për të ndërtuar shtëpinë, e cila rezultoi të ishte mbi një tokë shtetërore e më pas private, ka sjellë konflikt familjar.
Situata e ndërlikuar rëndohet edhe më tepër sepse Artirit i nevojiten paratë për kryerjen e një operacioni e nuk mundet të punojë, kurse Leko nuk ka mundësi.
Adiola i flet të atit ashpër pasi familja e motrës së saj ndodhet në vështirësi e konflikt prej Lekos.
Artir: Unë do ta sjell edhe nipin, edhe vajzën në shtëpi t’i mbash ti se unë nuk punoj dot.
Leko: Mos më prek mua!
Artir: Nuk të preka unë, ti më preke. Bëj si të duash, gjeji ku të duash.
Adiola: Pse nuk na tregove neve që i kishe me falsifikime? Çfarë i ke këto? Do t’i marr do t’i gris! Çfarë i ke këto? Do ndaj motrën nga burri? Turp të kesh! Të kesh turp!
Leko: Turp të mbajë prokurori!
Artir: Cili prokuror mo?
Leko: Do ta gjej, ata të mbajnë turp për falsifikimet, jo unë.
Adiola: Pse nuk na the më përpara? Ç’i ke këto? Do t’i gris unë këto! Nuk më duhen këto mua! Do ndaj motrën nga burri? Nuk më duhen këto! Nuk më duhen!/tvklan.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.