×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ‘Do të të vras prindërit’, arrestohet 19-vjeçari që përdhunoi 15-vjeçaren në Shkodër

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 23:48

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkodrës.

    Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ka dyshime se ka përdhunuar një vajzë të mitur, 15 vjeçe.

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga të riun Denis Marinaj. E mitura është paraqitur në komisariat, ku edhe ka kryer denoncimin.

    Ajo ka thënë se i riu, në periudha të ndryshme kohore, e ka kërcënuar atë se do ia vriste prindërit, në rast se nuk kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

    “Do të të vras prindërit nëse nuk shkon me mua”, ka thënë e mitura se ka qenë kërcënimi i 19-vjeçarit, ndërsa ka treguar edhe ngjarjen e rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!