Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kuçovë.
Burime nga policia bëjnë me dije në fshatin Perondi të Kuçovës, shtetasi G.H,42 vjeç, banues në fshatin Magjat, duke drejtuar një çiklomotor ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, raporton tvch.
Për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.