×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Droga përhapet në Tiranë, për tre muaj u arrestuan rreth 100 persona

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 16:24

    Kultivimi dhe shpërndarja e drogës në Tiranë është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Policia është përqendruar në shtimin e kontrolleve në zonat më problematike duke arrestuar dhe proceduar më shumë se 100 persona nga janari deri në fund të muajit mars. Po kështu efektivat e rendit kanë evidentuar zona dhe lagje problematike ne Tiranë ku grupe të ndryshme personash merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.


    Përdorimi dhe shpërndarja e kanabisit duket se po kthehet në një fenomen shqetësues në Tiranë.

    Më shumë se 100 persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit për veprën penale te prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në vetëm 3 muajt e fundit.

    Në shumicën e rasteve arrestimi i tyre është kryer në kushtet e flagrancës. Sipas burime policore një pjesë e të ndaluarve janë të mitur.

    Kjo për shkak se ato nuk ngarkohen me përgjegjësi të rëndë penale edhe në rastet kur kapen me bimë narkotike.

    Patrullat e shtuara muajve të fundit kanë pikasur edhe zonat në të cilët këto persona kanë shtrirë aktivitetin e tyre të drogës.

    Nga kontrollet janë evidentuar më shumë se 3 zona problematike në të cilët nuk kanë munguar as telefonatat në sallën operative nga qytetarët të ndryshme.

    Ish-stacioni i trenit, “21 dhjetori” dhe zona e Astirit policia ka verifikuar disa grupe prej 4-5 personash të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin shpërndajnë lëndë narkotike.

    Ndërkohë kontrollet e policisë kryesisht gjate muajve mars-prill kanë nxjerrë në pah metodën e re të kultivimit të bimës narkotike atë në banesa.

    Në këtë periudhë një numër i lartë farave që shërbejnë për prodhimin e kanabisit janë sekuestruar.

    Shifrat e policisë referuar edhe viteve te mëparshme sezoni veror është problematik për sa i përket shpërndarjeve të lëndëve narkotike dhe për këtë arsye patrullat këtë vit do të jenë më të shtuara për  të goditur çdo rast të kësaj vepre penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!