Tension në protestën e naftëtarëve në Ballsh.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se situata u tensionua vetëm pak minuta pasi kanë mbërritur përfaqësues të kompanisë që bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontratat individuale të punës.
Një gjë e tillë është kundërshtuar nga punonjësit e tjerë. Ata kanë thyer kordonin policor dhe kërkojnë të futen në uzinë me forcë.
Mes turmës dëgjohen thirrjet: “Duam paret tona” si dhe “Mos i prek punëtorët”.
Ndërsa përfaqësues të administratës së firmës kërkojnë që punëtorët të firmosin kontratën me firmën, ata kundërshtojnë dhe kërkojnë pagesat e prapambetura të pagës.
“Na jepni lekët para pastaj të firmoset kontrata. Kontrata nesër, sot duam lekët tona”,-dëgjohen punëtorët.
Naftëtarët kërkojnë edhe kontrata kolektive pasi kështu ndjehen më të mbrojtur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.