Dasmat gjatë pandemisë së koronavirusit po lejohen me një protokoll kundër përhapjes së virusit, ndërsa shkelësit sipas ligjit ndëshkohen nga policia.
Por pronarët e lokaleve që organizojnë evenimente në zonën e Sukthit akuzojnë për standarde të dyfishtra të zbatimit të ligjit.
Ata thonë se janë gjobitur ose ndaluar të organizojnë dasma, në një kohë kur kolegët në zonat e tjera në Durrësit zhvillojnë aktivitetin në kushte thuajse të njëjta.
Përballë kësaj situate kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë hartimin dhe publikimin e një protokolli të qartë dhe të zbatueshëm për të gjithë.
“Nëse nuk zbatohen ato rregulla, ne pranojmë të procedohemi deri në sekuestrim”
“Kam 30 vite jashtë shtetit për ta bërë atë lokal dhe kam hedhur gjithë ato para dhe kur vjen fundi të mos punoj, është e padrejtë”, shprehen pronarët e lokaleve.
Situata e krijuar nga standardet e dyfishta siç i cilësojnë, thonë se po u shkatërron investimet e një jete.
Në vazhdimësi pronarët e lokaleve të dasmave janë ankuar për efektet negative të ndalimit të evenimenteve, ndërsa policia thuajse çdo ditë raporton ndëshkime me gjobë deri në mbyllje për bizneset që shkelin protokollet.