Një pjesë e madhe e hoteleve në Durrës janë të prenotuara gjatë muajve korrik-gusht. Edhe këtë vit dominojnë pushuesit nordike, ndërsa risi janë turistët nga Izraeli.
Nëse keni planifikuar të kaloni pushimet në bregdetin e Durrësit, përgjatë muajit korrik dhe gusht do ta keni të vështirë të gjeni akomodim në hotel.
Menaxherët e resorteve thonë se dhomat e hoteleve janë prenotuar kryesisht nga pushues nordikë.
Menaxherët kërkojnë që shteti t`i kushtojë më shumë vëmendje përmirësimit të infrastrukturës.
Në Durrës, risi këtë vit janë turistët nga Lindja e Mesme. Ata vlerësojnë natyrën shqiptare, por thonë se ka ende vend për përmirësime.
“Duhet të mësojnë më shumë. Hoteli është shumë larg nga qyteti, por ne jemi të kënaqur”.
“Shqipëria është vend i këndshëm, tani nis sezoni dhe duhen më shumë shërbime”.
Në Durrës por edhe në qytetet e jugut të vendit turistët polakë janë ata që dominojnë në prenotime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.