×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy helikopterë britanikë kryen fluturime sot mbi Tiranë

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 17:06

    Dy helikopterë britanikë të tipit Merlin kryen fluturime sot mbi kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

    Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, vizita e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri tregon se Shqipëria është një partnere solide e Britanisë së Madhe e aleatëve tanë të NATO-s në rrugën drejt sigurisë dhe zhvillimit.

    “Të përkushtuar për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar potencialet tona të përbashkëta”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!