×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy muaj në qeli, Veliaj: Ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston, s’ka dalë askush që ta kem korruptuar

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 17:41

    Kryebashkiaku thotë se sot mbushen dy muaj që ai është larg familjes së tij, djalit, gruas dhe nënës, ndërsa shpreh një falënderim për të gjithë që i kanë qëndruar pranë.

    “Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri”, shkruan Veliaj.

    Po ashtu, Erion Veliaj thekson se i është ndaluar që të japë opinione mbi procesin e tij gjyqësor, që ai e quan “grotesk”.

    Postimi:

    Të dashur miq,

    Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

    Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!
    Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar.

    Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

    Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!

    Nuk do t’ua harroj kurrë!

    Bekime dhe mall për ju të gjithë.
    EV

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!