Një tjetër shqiptar ka mbetur viktimë gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet greke. Këtë radhë bëhet fjalë për një 29-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Viktima raportohet se u sulmua me mjete të improvizuara prerëse nga dy shtetas rusë jashtë klinikës së burgut të Trikalasë.
I ndjeri u transportua me ambulancë në spitalin e qytetit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra në kraharor dhe gjymtyrët e poshtme, raporton Oranews.
Ky është rasti i dytë që një shtetas shqiptar humb jetën në burgun e Trikalasë brenda tri javëve, pasi më 12 prill, një tjetër i dënuar i moshës 66-vjeç mbeti viktimë e bashkëkombësit të tij shqiptar.
Tre muaj më herët u vra 36-vjeçari Arbër Bako në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalosit po në Greqi, ndërsa një ditë më pas në burgun e Kretës u gjet i varur një shqiptar dhe një tjetër i dënuar humbi jetën në burgun e Trikalasë.
Ndërkohë rastet e vdekjes së të dënuarve shqiptarë si pasojë e dhunës policore mori jehonë në vitin 2014 me masakrimin e Ilia Karelit apo tri vite më vonë të lezhjanit Pëllumb Marnikollaj.
Rastet janë shtuar së tepërmi prej muajit tetor të vitit të kaluar, kur forcat RENEA vranë në Bularat të Gjirokastrës ekstremistin Konstantindos Kaçifas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.