Plot 26.5 kg kokainë mjaft e pastër e 75 mijë euro cash të sekuestruar është bilanci i operacionit të kryer nga Policia italiane e Romës e cila ka çuar në arrestimin e 2 shqiptarëve D,F 23 vjec e A.S të cilët kishin dhe nënshtetësi italiane e të shtetasit roman me inicialet C,P 29 vjeç.
Baza operative e trafikut të kokainës ishte një një bar përballë sheshit Shën Pietro në Vatikan.
Kokaina ishte fshehur në një valixhe dhe e konfeksionuar në 24 pako nga 1 kg e 6 pako të tjera nga 500 gramë.
Në banesë janë sekuestruar dhe dokumenta të falsifikuara, makineri që numëron paratë, si dhe presë mekanike e instrumente të tjera për konfeksionimin e dozave të drogës.
Sipas autoriteteve policore kokaina e sekuestruar kap një vlerë përfitmi prej 3 milion euro.
Operacioni nisi rastësisht pas një kontrolli rrugor ku në zotërim të shqiptarit D.S u gjetën 40 mijë euro cash, e që nuk mundi t’i justifikoj prejardhjen e tyre.
Menjëherë pas këtij fakti u aktivizua reparti operativ i cili coi në identifikimin e bad and brekafastit ku jetonte shqiptari e ku u gjet sasia e drogës si dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Tre narkotrafikantët janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.