×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ​Dy të vdekur dhe rreth njëmijë të infektuar me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    24 Korrik 2022 | 23:41

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar dy viktima të tjera si pasojë e coronavirusit.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1984 testime, 965 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 843 të shëruar.

    Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 412.

    Në të gjithë vendin janë 9810 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

    Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Durrësi 86- vjeçe dhe një qytetare nga Tirana 91-vjeçe.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 304.890 raste, prej tyre 291.553 janë shëruar, 9.810 janë raste aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.527 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!