×
  • Lajme
  • Shqipëria / Detajet

    Dyshohet për rrëmbim dhe mbajtje peng për 8 ditë të nipit 3-vjeçar, gjykata e Durrësit merr vendimin për gjyshen

    Reporteri
    22 Prill 2024 | 18:25

    Gjykata ka lënë në “detyrim paraqitje” Barie Gjunin, e akuzuar për rrëmbimin nipit të saj 3-vjeçar në Durrës. Ajo e mbajti të fshehur nipin e saj për 8 ditë.

    Pas tetë ditësh kërkimi nga policia, Gjuni u vetëdorëzua në polici, së bashku me vogëlushin.

    Njoftimi i plotë:

    Çështja penale me Nr. 241/4 Akti, me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masëes së sigurimit ndaj shtetasve B.Gjuni e dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 te Kodit Penal”:

    Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtares Besjana Garxenaj.

    Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 22.04.2024, ora 14:00.

    Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 241/2, datë 19.042024, ku ka vendosur:

    VENDOSI:

    Konstatimin e paligjshmërisë së ndalimit të personit nën hetim B. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 i Kodit Penal.

    Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B. Gjuni.

    Detyrimin e personit nën hetim B. Gjuni, që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Mërkurën e parë dhe të tretë, të çdo muaji, ora 10:00.

    Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. Gjuni, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

    Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.

    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

    U shpall sot në Durrës, më datë 22.04.2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!