Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë ku një 40-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Policia njofton se i arrestuari po ashtu ka tentuar të nxisë 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj të mitura për të konsumuar lëndë narkotike.
Procedim penal ka nisur edhe për një 33-vjeçar, i cili ka qenë prezent dhe ka shtyrë të miturat të konsumojnë lëndë narkotike.
R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, akuzohet për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Sipas policisë, më datë 22 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.
Gjithashtu, R. R. dyshohet se në bashkëpunim me F. Q., 33 vjeç ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.