×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E burgosura shtrohet me urgjencë te Infektivi, gardianët e veshur si infermerë e me armë në duar rrethojnë spitalin

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 14:39

    Situata e përhapjes së COVID-19 vazhdon të jetë alarmante në vendin tonë. Ditën e sotme në Spitalin Infektiv është shtruar një paciente fermer e prekur nga koronavirusi, kjo e fundit mësohet se po vuan dënimin në një prej burgjeve të Shqipërisë.


    LSA ka realizuar disa foto të momentit kur e burgosura është sjellë në ambientet e Spitalit Infektiv me një ambulancë të vjetër, ndërkohë që shoqërohej nga disa gardianë burgjesh të cilët ishin veshur si infermierë.

    Ajo që ra në sy gjatë transporti ishin efektivët e burgut, të cilët ishin veshur kokë e këmbë me mjetet mbrojtëse, ndërkohë që në dorë mbanin armët automatike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!