Një vox i realizuar në Shqipëri, me një qytetar atje, po bëhet virale.
Gazetari ka pyetur qytetarin se a do të luftonte për Kosovën, e qytetari shkon tutje, duke thënë se ‘do ta jepte jetën për Kosovën’.
“E jap jetën për Kosovën. Shqiptarin e Kosovës duhet me e mbrojt si vëllain tënd. Nëse Kosova ka nevojë do të shkoj të luftoj për të mbrojtur shqiptarët. Vëlla e kena shqiptarin e Kosovës. I pari do të jem që do të çoj nipërit dhe djemtë e mi për të mbrojtur Kosovën. Do t’u them: Hec bab, mbroje Kosovën!”, thotë qytetari për abc news.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.