×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E ngarkuara me punë e SHBA-së takohet me Ramën

    Reporteri
    23 Gusht 2024 | 13:30

    E ngarkuara me punë e SHBA-s në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

    Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku janë shpërndarë edhe disa foto nga takimi, theksohet se VanHorn ka rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin, shkruan A2 CNN.

    “Sot, E Ngarkuara me Punë e SHBA u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

    Takimi u zhvillua në vilën qeveritare në qendër të Tiranës, që njihet si vila 30, e përdorur dikur nga ish kryeministri i diktaturës Mehmet Shehu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!