×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E pazakontë, në këtë vend të Shqipërisë voton vetëm 1 person

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 14:57

    Në fshatin Ngraçie në Mallkastër deri më tani është regjistruar vetëm një votë.


    Raportimet nga vend ngjarja tregojnë se pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, ndërsa komisionerët e pranishëm aty thanë për Top Channel se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

    Kjo lidhet edhe me faktin se fshati Ngraçie është edhe vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili ishte një nga të proceduarit për pengim të procesit zgjedhor.

    Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me pengimin e zhvillimit të procesit janë arrestuar 2 punonjës si dhe nënkryetari i bashkisë Ballsh është shpallur në kërkim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!