Dje janë publikuar pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit. Raportohet se pas atentatit ai ka shkuar menjëherë në shtëpinë e tij me qira në Fier ku sipas mediave shqiptare jetonte bashkë me një vajzë nga Kosova.
Nuredin Dumani, i njohur si “Hija” u arrestua pasi është përplasur me armë me disa persona në Elbasan.
Ai ka mbetur i plagosur në ngjarjen e e së martës, ku drejt një mjeti tip BMW u shti breshëri plumbash. Brenda automjetit u gjet një karikator i mbushur dhe 1.5 Litra benzinë.
Dumani dyshohet si autori i vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës.
Report Tv ka publikuar videon e momentit të shoqërimit të bashkëjetueses së Nuredin Dumanit. Ajo shihet me pranga në duar, ndërsa futet në furgonin e policisë, ndërsa u shoqërua në komisarit ku dha dëshminë e saj.
Sipas Report TV, Nuredin Dumani dhe gruaja nga Kosova, jetonin së bashku në apartamentin në Fier, ku u kap i shumëkërkuari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.