×
  • Lajme
  • Shqipëria / E FUNDIT

    E rëndë: 18-vjeçari në Gjirin e Lalëzit aksidenton për vdekje një 8-vjeçare nga Sllovakia

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 22:10

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, ku një 18-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një vajzë 8-vjeçare nga Sllovakia, e cila gjendej në Shqipëri në pushime me familjen e saj.

    Sipas një njoftimi zyrtar, rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

    “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!