COVID-19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani, i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Vdekja e tij shënon një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë. I riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv, ndërsa nuk ka detaje nga ana e spitalit për gjendjen e tij të rënduar duke qenë kaq i ri.
Ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1071 qytetarë në Shqipëri ndërsa në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 618 pacientë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.