×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    E rëndë: Përdhunohet 30-vjeçarja me probleme mendore

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 9:15

    Policia e Krujës ka arrestuar një 26 vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me probleme mendore.


    Shtetasi SH.M., ka kryer marrëdhënie seksuale me një 30 vjeçare, e cila është e paaftë mendërisht.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.

    Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!