×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    E rëndë: Vjehrri vret nusen, zbulohet arsyeja banale prapa kësaj

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 16:05

    Nuk donte ta pranonte për nuse prandaj vendosi që të vrasë atë të parën dhe më pas veten.

    Ky është motivi i krimit të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku vjehrri Xhevair Hoxha, 61 vjeç, ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

    Babai i djalit nuk donte që i biri të martohej me Merushen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec.

    Pasi ka vrarë 30 vjeçaren me thikë në ambientet e shtëpisë, 61 vjeçari ka varur veten në një pemë pas banese.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!