×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rrah nënën, arrestohet 29-vjeçari

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 11:01

    Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ky i fundit përveç se ka shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.


    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij“, shkruan Policia Vlorë në njoftimin e saj.

    Ndërkohë, po në Vlorë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. J., 41 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!