×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E shantazhonte dhe fyente në telefon prej dy javësh, shefja e Infektivit kallëzon në polici një vajzë nga Berati

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 10:08

    Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka denoncuar në polici një 32 vjeçare nga Berati, e cila e shqetësonte në telefon prej dy javësh.


    Ora News mësohet se e reja e shantazhonte dhe i fliste me fjalë banale zonjës Çomo në telefonatat e vazhdueshme që i bënte.

    Pas kallëzimit penal që shefja e Infektivit ka bërë në polici, çështja i ka kaluar prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!