Një episod i shëmtuar u regjistrua të shtunën në një nga tregjet e Tiranës.
Një tregëtar fruta-perimesh shihej teksa tërhiqte në mënyrë të dhunshme një të mooshuar pasi dyshonte se ky i fundit nuk kishte paguar disa limona.
I moshuari nga ana e tij e sqaroi se i kishte paguar leket dhe kishte nevojë vetëm për ato limona por megjithatë tregtari nuk denjoi t’i kërkonte as të falur.
Ngjarja ngjalli zemërim në rrjet pasi ajo do të ishte e rëndë edhe në një situatë normale e jo më kur vendi përballet me krizën e pandemisë së COVID-19.
Sot mësohet se janë marrë masat kundrejt tregtarit të cilit i është pezulluar licenca dhe në këtë mënyrë ai nuk mund të ushtrojë më aktivitetin e tij.
Kjo do të vështirësojë gjendjen e tij në këtë periudhë por dhuna ndaj të moshuarit, në një kohë kur bëhen apele të përsëritura se kjo është shtresa më e rrezikuar në këtë situatë, është një veprim i pafalshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.