E vrau me thikë pas një sherri për një karikues celulari.
Gjykata ka dhënë verdiktin e saj këtë të enjte për vrasjen e Marvi Mihalit, duke dënuar me 19 vite burgim Dejvis Bitrajn, personi i akuzuar dhe i gjetur fajtori kryesor pr vrasjen.
Gjithashtu me 12 vite burg janë dënuar Eugen Bitraj dhe Marsel Alla e Kridens Alla, të përfshirë në sherrin me të riun Marvi Mihali.
Kujtojmë se Marvi Mihali u vra para dy vitesh, vrasje e cilësuar për “një karikues”, ku sipas hetimeve viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.
Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar.
Fllimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Dejvis Bitraj e ka goditur me thikë Marvi Mihalin duke e lënë të vdekur
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.