×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E thotë studimi: Në vitin 2100 Shqipëria do të ketë vetëm 860 mijë banorë

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 10:20

    Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook shkruan se sipas një studimi të publikuar nga “The Economist”, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë dhe kjo sipas tij është trishtuese dhe tronditëse.


    Meta shkruan se shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

    Në statusin e tij Meta shkruan:

    “Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

    Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

    Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

    Trishtim më të madh nuk mund të ketë!

    Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

    Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

    Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

    Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!