Me tË shkuar ora policore një person ka tentuar të grabisë xhaminë “Mbret “ ne lagjen Kala ne Elbasan.
Personi në fjalë ka mundur të hapë derën, të futet në xhami por rënia e sistemit të alarmit ka bërë që policia të mbërrijë menjëherë në vendngjarje dhe personi në fjalë te largohet”.
Ora news ka siguruar pamjet e momentit kur një grabitës me kapuc ne koke, jo më shumë se të 30-tat ka tentuar që të vjedhë para në xhaminë “Mbret” në Elbasan, por që ka dështuar në objektivin e tij.
Siç shihet dhe nga pamjet, grabitësi ka shpërthyer derën dhe ka hyrë në xhami, por sinjalizimi në kohë i Policisë, ka bërë që ai të trembet dhe të largohet nga aty pa marrë paratë.
Objektivi i tij ishte që të merrte arkën me para që ndodhej në xhami, me kontributet që lënë besimtarët për personat e varfër dhe në nevojë.
Duke qenë se e premtja është edhe dita kur besimtarët falen më së shumti, hajdutët kanë pasur informacione se në arkë ka pasur para më shumë se zakonisht. Ky gjest i shemtuar ka indinjuar besimtarët mysliman, të cilët i druhen drejtësisë hyjnore.
Ndihmuar dhe nga pamjet e sigurisë, Policia e Elbasanit thotë po punon për identifikimin e autorit te grabitjes, që duhet thënë se ishte e pazakontë, sa kohë që ndodh brenda një institucioni të besimit fetar.