Një tjetër infermiere ka rezultuar pozitive me COVID-19 në Kukës.
Kjo është konfirmuar nga burime për Ora News të cilët bëjnë me dije se dyshohet edhe për 3 të infektuar të tjerë.
Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi për rastin e parë në këtë qytet.
Priten edhe rezultatet dhe për mjekët e infermierët e tjerë ndërkohë që nuk dihet ende burimi i virusit.
Deri më tani, 24 persona fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 ndërkohë që numri i të infektuarve është mbi 470.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.