×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe rrugët e Durrësit nën ujë nga reshjet e shiut

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 23:57

    Reshjet e shumta të shiut që vazhdojnë prej orësh e kanë rënduar situatën edhe në rrugët e Durrësit.


    Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, ka filluar te vështirësohet pasi uji ka kaluar edhe nivelin e trotuareve.

    Në zona të caktuara, si lagjia nr. 18, lagjja nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, niveli i ujit në rrugë po rritet dhe nëse reshjet e shiut do të vijojnë me këtë ritëm gjatë natës mund të rrezikojë edhe bizneset në zona të caktuara.

    Edhe Vlora u përball me vështirësi pas reshjeve të shiut, ku rrugë të tëra u përmbyten nga uji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!