Gjatë një takimi me mjekë dhe drejtues shërbimesh shëndetësore për ndryshimet ne Kodin Penal për dhunën ndaj personelit mjekësor, kryeministri Edi Rama foli edhe për lajmet e shëndetit të tij.
Rama edhe njëherë u shpreh se të gjitha janë spekulime dhe se analizat kanë treguar se ai nuk ka asnjë gjë me shëndetin.
“Respekte për mjekët dhe mos u dorëzoni dhe kur ndjeheni keq nga sulmet që ju bëjnë ngushëllohuni duke më menduar mua. Mua mi bëjnë sulmet si person, por unë jam gjallë nuk kam ende nevojë për ju. Është e sigurt, kur realisht kam shkuar për të bërë konsultat reale, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk janë, unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as ku e as se pastaj fillojnë fantazitë.
Për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoj i suksesshëm përballë gjithë çfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë Niçja, ai i Gjermanisë jo i Shijakut ka thënë: çfarë nuk të vret të forcon. Dhe ju jeni sot më të fortë se ç’ishit para se t’ju godisnit dhe shëndet do t’ju bëhet edhe ajo goditje si më është bërë mua”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.