Edi Rama hedh poshtë akuzat për përfshirje me ish-agjentin e FBI-së: S’kanë lidhje fare me mua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar mbi raportimet për përfshirje të tij me një ish-agjent të FBI-së, i cili është arrestuar të shtunën për dy akuza të rënda.

Kryeministri Rama tha se anipse opozita po “ia bën gjyqin”, akuzat që rëndojnë mbi ish-agjentin e FBI-së nuk kanë të bëjnë fare me të, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!”, shkroi Rama në Twitter.

Sidoqoftë, Rama tha se nuk do të merret me këto raportime.

“Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.”

Ish-kreu i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York, Charles McGonigal, është arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy, mbi të cilin rëndojnë dy akuza.

McGonigal, akuzohet për gjoja se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar pasi ai doli në pension dhe akuzën se ka fshehur qindar mijëra dollar të marra nga një ish-punonjës i Inteligjencës Shqiptare, derisa ai ishte një zyrtar i lartë në byro.

Tutje, CNN shkruan se në Washington, McGonigal, akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me një person që ka punuar dekada më parë në një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë këtu marrjen e 225 mijë dollarëve.

Prokurorët pretendojnë se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, McGonigal nuk i tregoi formularët qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama), një politikan kosovar dhe të tjerë, raporton CNN. /Reporteri.net/.

Në arrestimin e ish-agjentit të FBI-të përmendet kryeministri i Shqipërisë, një politikan kosovar e një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare