Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në vijim të fushatës së tij elektorale ka përdorur një element të ri, për kundërshtarët e tij politikë.
Duke ju referuar numrit 6 që mban LSI dhe numrit 9 që mban PD në fletën e votimit, Rama tha se 69 është në fakt numri i djallit.
Pjesë nga fjala e Ramës në Gjirokastër
Sot në darkë do më shikoni tek Fevziu i vërtetë. Është djali i xhaxhait të tij, por ky i ka marr studion. I vërteti është ky sonte. Takova një fallxhore aty. Pas emsionit më tha fallxhorja: Ça bën që i thua Lulit ndau? Si të ndahet Luli? Si të ndahet Luli? Po i ke parë numrat tij?
Dhe më dha letrat. Tha: Po ca numri është ky? 6, i thashë. Jo tha është 9. Ti e di tha, nuk është as 6 as 9. Janë ata të dy, e thua vetë, derri maç, njëri me kokë lart njëri me kokë poshtë. Iliri lart Saliu poshtë, Iliri poshtë, Saliu, lart. Kështu vati kjo punë. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka.
Unë të kuptoj tha, s’ke faj ti. Dhe prandaj ngaqë nuk i dha dum kësaj pune, ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69. Vajte tek gjashta? Nëntën ke. Vajte tek nënta? Gjashtën ke. More 69, të mori djalli e të çoi në djall./Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.