Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, i ka kthyer shpinën gazetarit Blendi Fevziu, teksa ky i fundit ngrinte problematikat dhe pikëpyetjet për inceneratorët.
Incenratorët janë hetuar gjerësisht nga SPAK duke rezoltuar me arrestimin e ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Ministrie dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, si dhe disa persona të tjerë.
Teksa gazetari Fevziu pyeste për këtë çështje, Rama i ka kthyer shpinën atij, teksa gazetari i njohur vazhdonte të insistonte në pyetje se çka ka ndodhur më fabrikën për djegien e mbeturinave.
Drejtuesi i emisionin Blendi Fevziu ka publikuar shifrat që qeveria ka shpenzuar për inceneratorët.
Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili nuk dha një përgjigje shteruese për këtë çështje, por duke bërë ironi u drejtua nga publikua dukë kërkuar kafe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.