×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama rizgjidhet zv/President i Internacionales Socialiste

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 21:50

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është rizgjedhur për një mandat të tretë si zv.President i Internacionales Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri e dha lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

    “Kryeministri, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama rizgjidhet për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës”, shkruan Gjiknuri.

    Mandatin e parë e mori në vitin 2013, ndërsa të dytin në vitin 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!