×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Edi Rama takohet me Tony Blair në Tiranë

    Reporteri
    19 Prill 2022 | 10:11

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

    Klan News raporton se takimi është zhvilluar tek “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut.

    Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

    Socialistët pritet që të propozojnë emrat për presidentin e ri të Shqipërisë, por edhe të dalin me një qëndrim për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua financiarisht nga Departamenti i Thesarit të ShBA-së.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!