×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama tregon nëse i trembet një lufte civile

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 16:53

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama është pyetur nëse i trembet një lufte civile më 30 qershor.


    Ai është shprehur se deri atëherë ka kohë, duke thënë se do të ketë vijimësi të ngjarjeve politike, dhe se se një vend anëtar i NATO-s, nuk mund të merret peng.

    “Dëgjoni 30 Qershori është shumë afër, por edhe shumë larg, është afër në kohën kalendarike, po koha politike deri në 30 Qershor është shumë e gjatë. Shumë nga deklaratat që dëgjoni sot, në 30 Qershor nuk do ti dëgjoni më. Deklaratat e djeshme kanë qenë shumë domethënëse, dhe nuk janë fundi, po është fillimi”.

    “Të kërcënosh me destabilitet një vend anëtar të NATO-s është kuturisje e kot. Një udhëheqës nuk mund të sillet dot si udhëhumbur. S’kam asnjë shqetësim lidhur me 30 Qershorin, do bëjmë çmos që të informojmë qytetarët. Unë kam besim që gjërat do të shkojnë duke u normalizuar, dhe uroj që të normalizohen me hir dhe jo me pahir. Nuk mund ta marrësh peng një vend anëtar të NATO-s”, ka deklaruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!